LajmeMaqedoni

AKADEMIKËT MAQEDONAS KËRKOJNË NDARJEN NGA SHQIPTARËT, SELA: KËRKESË E TURPSHME! I SHOHIN SHQIPTARËT SI TË HUAJ NË TOKËN E TYRE/ ATA NUK MERITOJNË TË QUHEN INTELEKTUAL

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas kërkesës së akademikëve maqedonas të cilët kanë kërkuar që shqiptarët të bëjnë akademinë e tyre dhe të mos vijojnë të jenë pjesë në akademinë aktuale të Maqedonisë.

Sela u shpreh se kjo kërkesë e tyre është e turpshme dhe absurde. Sipas Selës shqiptarët nuk kanë patur asnjë të mirë nga këta akademikë pasi në tekstet ekzistuese shqiptarët trajtohen si të ardhur dhe të zbritur nga mali, shkruan news33.tv.

Kryetari gjithashtu tha se nëse duan këtë ndarje nga shqiptarët, atëhere këta të fundit të krijojnë Akademinë e tyre dhe të financohen nga qeveria.

“Të turpshme për shkak se nuk duhet të jetë në nivelin e një akademiku të dalë me kërkesa të tilla absurde. Shqiptarët nuk kanë parë asgjë të mirë nga kta lloj akademikësh. Ne tekstet egzistuese shkollore shqiptarët trajtohen në mënyrë shumë arbute, diskriminues, ku thuhet se shqiptarët janë me prejardhje rome, të zbritur nga mali, të ardhur.

Këto mendime të mbrapshta të akademikëve maqedonas me qëllim për të ndërtuar një gjenerata të tëra maqedonasish që shqiptarët i shohimn si trup i huaj këtu në tokën e tyre, se shqiptarët janë autoktonë këtu. Këto ide rrjedhin nga mendje të tilla, prandaj ata nuk e meritojnë titull intelektual jo më akademik. Nëse duan që të ketë një ndarje të tillë shqiptarët të bëjnë akademinë e tyre e cila të financohet nga qeveria”, tha Sela.

Show More

Related Articles

Back to top button