BotaLajme

Russia Today humbë betejën ligjore me BE-në për bllokimin e televizionit rus në Evropë

Media ruse e kontrolluar nga shteti, Russia Today, ka humbur betejën e saj ligjore kundër një ndalimit të transmetimit të vendosur në mars nga BE-ja për përhapjen e dezinformatave rreth luftës në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Gjykata me qendër në Luksemburg, e dyta më e lartë në Europë, mbështeti vendimin e BE-së në një vendim të lëshuar të mërkurën dhe hodhi poshtë argumentet e Russia Today se ndalimi kufizoi lirinë e tyre të shprehjes.

Në përgjigje, Kremlini tha se vendimi i gjykatës së BE-së ishte “jashtëzakonisht negativ” dhe paralajmëroi se Moska do të merrte masa të ngjashme kundër mediave perëndimore si përgjigje.

Vendimi i BE-së, nëkupton se RT nuk mund të transmetohet nga operatorët e BE-së.

Show More

Related Articles

Back to top button