BotaLajme

Deportohen aktivistët nga anija humanitare që shkonte për në Gaza

Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se aktivistët nga anija humanitare që shkonte për në Gaza, të cilën e kishte ndaluar, po depërtohen. Ministria izraelite në një deklaratë tha se vullnetarët nga anija “Madleen”, e cila ishte e ngarkuar me furnizime humanitare jetësore për Rripin e Gazës, kthehet në vendet e origjinës. “Ata që refuzojnë të nënshkruajnë dokumentet e deportimit dhe të largohen nga Izraeli do të çohen para një autoriteti gjyqësor, në përputhje me ligjin izraelit, për të autorizuar deportimin e tyre. Konsujt nga vendet e origjinës së pasagjerëve i pritën ata në aeroport”, shtoi deklarata. Forcat izraelite e ndaluan anijen, duke e devijuar atë nga misioni i saj për të ofruar ndihmë në Rripin e Gazës. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk