
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 35 gradë.
Në Gostivar, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të bie në 17, ndërsa maksimale do të arrijë 34 gradë.
Nga e enjtja do të ketë periudhë moti të qëndrueshëm dhe me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.



