BotaLajme

Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Indisë, në bord ndodheshin 242 persona

Një avion është rrëzuar në aeroportin Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave ndërkombëtare, avioni po shkonte drejt Londrës. Nga informacionet paraprake, në bord të fluturimit ndodheshin më shumë se 200 persona. Siç u pa edhe nga pamjet e shpërndara në rrjete sociale, tymi i zi ka mbuluar vendin, ndërsa menjëherë ekipet e emergjencës janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve. Avioni u rrëzua pas nisjes jashtë perimetrit të aeroportit të Ahmedabadit. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk