
Izraeli mund të sulmojë Iranin. Për këtë arsye, sipas mediave amerikane Uashingtoni ka urdhëruar largimin e pjesës më të madhe të stafeve diplomatike dhe qytetarëve amerikanë nga Irani dhe Iraku.
Në këto vende do të qëndrojë një pjesë e vogël e stafit që konsiderohet si i rëndësishëm. Rrezikun e la të kuptohet edhe presidenti amerikan Donald Tramp, kur u pyet për largimin e stafit diplomatik.
“Ato po largohen sepse ato mund të jenë vende të rrezikshme. Të shohim çmund të ndodhë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, kaq e thjeshtë është”, shprehet Trump.
Në shënjestër të sulmeve mund të jenë sitet bërthamore të Iranit, ku Izraeli dyshon se po zhvillohen armë të shkatërrimit në masë. Qëndrimi i shtetasve amerikanë edhe në Irak vlerësohet si me rrezik nga Uashingtoni, pasi Teherani mund të hakmerret për sulmin izraelit edhe ndaj objektivave amerikane në këtë vend.



