
Kontratat e ardhshme të naftës bruto amerikane u rritën me gati 4.9% në orët e fundit, ndërsa tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përshkallëzohen.
Më konkretisht çmimi i arit të zi në bursën e Teksasit kaloi kufirin e 68 dollarëve për fuçi.
Ndërkohë që nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.90 dollarë, ose 4.3% krahasuar kjo me 24 orë më parë, duke u vendosur në 69.77 dollarë për fuçi.
Ekspertët ia atribuojnë këtë rritje rrezikut të përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.



