LajmeMaqedoni

Tetovë, “radari i natës” shënjestron  46 shoferë në shpejtësi

Në mbrëmjen e kaluar (27/28.07.2022) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00, Ministria e Punëve të Brendshme me radar të pajisur posaçërisht për incizim në kushtet e natës, në territorin e SPB Tetovë ka zbatuar kontroll të përforcuar për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ku janë sanksionuar 46 shoferë.

Prej tyre, 36 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 10 jashtë zonës së banuar, kumtoi MPB-ja.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. 

Show More

Related Articles

Back to top button