BotaLajme

Izraeli sulmon Iranin: Goditen objektiva ushtarake dhe zona banimi në Teheran, viktima edhe civilë

Edhe pse autoritetet izraelite njoftuan se objektivat e sulmeve ishin objektet bërthamore dhe ushtarake, mediat në Iran raportojnë se janë goditur edhe zona banimi në kryeqytetin Teheran, dhe se mes të vrarëve ka civilë, përfshirë edhe fëmijë.

Pas sulmit masiv ndaj Iranit, autoritetet izraelite shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se vendi pret kundërsulme shumë shpejt. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, duke shtuar se ndoshta do të duhet të qëndrojnë në zona të mbrojtura për një periudhë më të gjatë.

Izraeli kreu një seri sulmesh ndaj Iranit herët në mëngjes, rreth orës 3 sipas kohës lokale. Edhe pse autoritetet izraelite deklaruan se qëllimi i sulmeve ishin objektet bërthamore dhe ushtarake, mediat iraniane raportojnë se janë goditur edhe zona banimi në Teheran, dhe se mes viktimave ka civilë, përfshirë edhe fëmijë.

Zjarfikësit ndërhynë pranë një ndërtese banimi në Teheran të goditur nga sulmet izraelite.

Raportet fillestare sugjerojnë se sulmi izraelit i ka shkaktuar një goditje të rëndë Iranit, dhe se në dhjetëra sulme në të gjithë vendin janë vrarë disa figura të larta ushtarake iraniane dhe shkencëtarë bërthamorë.

Sipas mediave shtetërore iraniane, në sulme kanë humbur jetën Hosein Salami – komandanti suprem i Gardës Revolucionare Islamike, Golamali Rashid – komandant i shtabit qendror “Katam-al Anbiya”, Fereydoun Abbasi – shkencëtar bërthamor dhe ish-kryetar i Organizatës Iraniane për Energjinë Atomike, dhe Mohamed Bagheri – shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

Pas sulmit masiv ndaj Iranit, autoritetet izraelite shpallën gjendje të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se vendi pret kundërsulme shumë shpejt. Kryeministri Netanyahu u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe paralajmëroi se ndoshta do të duhet të qëndrojnë në zonat e mbrojtura për një kohë të gjatë.

Ministria e Jashtme e Iranit u bëri thirrje vendeve të botës të dënojnë sulmet izraelite, duke vlerësuar se ato paraqesin një kërcënim të paparë për sigurinë globale.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte qenë i informuar paraprakisht për planet e Izraelit, por theksoi se ushtria amerikane nuk kishte asnjë përfshirje në operacionin ndaj Iranit. Ai shprehu shpresën se Irani do të vazhdojë negociatat me SHBA-në për kufizimin e programit të tij bërthamor.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk