BotaLajme

Rritet çmimi i naftës pas sulmeve mes Izraelit dhe Iranit – Ekspertët paralajmërojnë krizë të mundshme energjetike

Rritet çmimi i naftës pas sulmeve mes Izraelit dhe Iranit – Ekspertët paralajmërojnë krizë të mundshme energjetike

Pas shkëmbimeve ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, tregjet ndërkombëtare të naftës kanë reaguar me rritje të menjëhershme të çmimeve. Brent, referenca globale për çmimin e naftës, është rritur për rreth 7%, ndërsa çmimi i naftës amerikane WTI u ngjit me 7.6%.

Ekspertët e tregjeve paralajmërojnë se nëse tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen më tej, çmimi për një fuçi naftë mund të arrijë deri në 120 apo 130 dollarë. Një ndër shqetësimet kryesore është mbyllja e mundshme e Gjirit të Hormuzit, përmes të cilit kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë.

Analistët e J.P. Morgan dhe UniCredit kanë përmendur skenarë alarmues në rast të ndërprerjeve të mëdha në furnizime, ndërsa ABC News raportoi se qytetarët amerikanë pritet të përballen me çmime më të larta të benzinës në ditët në vijim.

Ndikimi i këtij zhvillimi pritet të ndjehet edhe në tregjet e rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ku çmimet e karburanteve zakonisht reagojnë shpejt ndaj ndryshimeve në bursat ndërkombëtare.

Ekspertët e energjisë i bëjnë thirrje qeverive që të jenë të gatshme për menaxhim të krizave të mundshme dhe të ndërmarrin masa për të mbrojtur qytetarët nga goditjet ekonomike që mund të pasojnë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk