
Të paktën 14 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën pasi forcat ruse nisën një sulm të kombinuar me raketa dhe dronë në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës, raportuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu.
Sulmet, të cilat filluan mbrëmë dhe vazhduan deri në orët e para në mëngjesin e sotëm, shënjestruan disa lagje të Kievit, duke dëmtuar ndërtesa banimi, shkolla dhe infrastrukturë kritike.
“Raportet paraprake tregojnë 14 viktima në Kiev, por numrat ende po verifikohen”, tha Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake komunale të Kievit.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës (DSNS) raportoi se u goditën 27 vende në të gjithë kryeqytetin.
Personeli i emergjencës, përfshirë policinë, mjekët dhe vullnetarët, mbeten në vendngjarje, duke ndihmuar të mbijetuarit dhe duke pastruar rrënojat



