BotaLajme

Izraeli sërish e sulmoi Teheranin! Irani e kundërpërgjigj me një valë të re raketash balistike

Pamjet tregojnë shtëllunga të mëdha tymi duke u ngritur mbi pjesë të kryeqytetit iranian, ku janë raportuar disa sulme izraelite. Sipas informacioneve të dhëna nga ushtria, ndër të tjera janë bombarduar edhe gjashtë aeroporte iraniane me avionë luftarakë. Janë sulmuar gjithashtu edhe pozicione të Gardës Revolucionare Iraniane. Nuk ka raportime për viktima.

Sulmet vijnë pasi më herët u lëshuan raketa dhe dronë iranianë drejt Izraelit, duke goditur të paktën katër zona. Një raketë balistike ra pranë një rruge të frekuentuar në qytetin Ashdod.

Sulmet e reja nga të dyja palët ndodhin pasi SHBA, me avionët B-2 Spirit, bombardoi tre objekte bërthamore në Iran. Deri tani nuk ka informacione për shkallën e dëmeve apo për ndonjë rrezatim të mundshëm radioaktiv.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të OKB-së deklaroi se ende nuk dihet dëmi i saktë mbi objektin Fordo, por thekson se pritet të jetë i konsiderueshëm.

Parlamenti iranian po shqyrton një ligj për pezullimin e bashkëpunimit të Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, si dhe braktisjen e negociatave për programin bërthamor, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk