LajmeRajon

Vuçiq thotë se pala kosovare dëshiron krizë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Kosova po kërkon krizë dhe të shkaktojë probleme.

I pyetur se çfarë pret nga 1 gushti, kur Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të veturave dhe nëse pala kosovare po gjen argumente në Marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ka thënë se kur dikush dëshiron ta gjejë fajtorin në Beograd atëherë e bën këtë me lehtësi.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS”, ka pyetur Vuçiq, raportojnë mediat serbe

Vuçiq ka thënë se qëllimi është të mos shihen targat KM në Kosovë.

“Përfundimi nuk janë tabelat KS e as RKS, vetëm e rëndësishme është që s’ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë e H. për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM”, tha Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button