
Inteligjenca amerikane dhe austriake kanë parandaluar një sulm terrorist që ishte planifikuar të kryhet në një koncert në Vjenë. Sipas informacioneve që ka shpërndarë ambasada e SHBA-ve në Vjenë dhe Policia Austriake, një grup i të rinjve me bindje radikalistë dhe pjesë e ISIS-it ka pasur për plan të bën një sulm dhe shpërthim në koncert ku po merrnin pjesë mijëra njerëz. Njëri nga struktura e grupit që dyshohen për sulmin terrorist është emigrantë ndërsa të tjerë mësohet të jenë shtetas Austriak. Policia austriake ka deklaruar se zbardhja e sulmit ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me organet e sigurisë në SHBA dhe shërbimet mike. /Alsat.mk



