
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se po planifikon të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë javën e ardhshme.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Trump i tha NBC News se “jam i zhgënjyer nga Rusia, por do të shohim çfarë do të ndodhë në javët në vijim. Mendoj se do të kem një deklaratë të madhe për Rusinë të hënën”.
Ai nuk specifikoi natyrën e deklaratës, por përmendi atë që e përshkroi si një marrëveshje të re që përfshin SHBA-në, NATO-n dhe Ukrainën për transferimin e armëve amerikane.
“Ne dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja paguan për ato armë, 100 për qind. Pra, ajo që bëjmë është që armët që dalin shkojnë te NATO, dhe pastaj NATO u jep ato armë (Ukrainës), dhe NATO paguan për to”, tha lideri amerikan.



