
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së, Pam Bondi, të publikojë informacionin që ajo e konsideron “të besueshëm” në lidhje me rastin Epstein.
Deklarata e Trump vjen mes kritikave të ashpra nga mbështetësit e tij, ndërsa baza e tij politike u përplas edhe me prokurorin, i cili tha javën e kaluar se nuk kishte prova që abuzuesi seksual i dënuar kishte një “klientelë” ose shantazhonte individë të fuqishëm.
Gjatë fundjavës, Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij të mos “humbin kohë dhe energji” për këtë çështje, por aleatët e tij, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, po bëjnë thirrje për “transparencë”.



