BotaLajme

Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah një ndryshim dramatik në aleancat rajonale, duke nxitur shqetësime, dyshime dhe rillogaritje strategjike në mediat iraniane, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Deklaratat zyrtare pas takimit të Sharas me presidentin Ilham Aliyev theksuan fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe Azerbajxhanit. Të dy liderët e pranuan se ka pasur ngecje në marrëdhëniet mes dy vendeve në të kaluarën, duke fajësuar drejtpërdrejt presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad për “politikën armiqësore” dhe u zotuan se do ta kthejnë dhe thellojnë bashkëpunimin.

Në veçanti, vizita rezultoi në një marrëveshje për eksportin e gazit azerbajxhanas në Siri përmes Turqisë. Zyrtarët që e vlerësuan këtë marrëveshje si një zgjidhje të nevojshme për krizën kronike të energjisë në Siri.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk