
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski njoftoi fillimin e një fushate dhe platformë dixhitale “Maqedonase-më e mira”- mjet i ri që synon të lidhë fermerët vendas, kooperativat, përpunuesit dhe qendrat e shitjes me konsumatorët në të gjithë vendin. Përmes platformës, çdo qytetar do të jetë në gjendje të informohet rreth ofertës së produkteve vendore.
“Është krijuar platformë digjitale “Makedonsko najdobro.Mk” në të cilën do të mund të regjistrohen të gjithë fermerët vendor, kooperativat bujqësore, përpunuesit, si dhe qendrat e shitjes, dhe çdo qytetar do të jetë në gjendje ta gjejë lehtë atë dhe të marrë informacion në lidhje me produktet vendore. Kjo platformë është projektuar si vend qendror për mbështetjen dhe promovimin e prodhimit vendor, duke lejuar tre lloje themelore të regjistrimit. Regjistrimi i parë është për fermerët, ku ata do të jenë në gjendje të ngarkojnë dhe promovojnë lehtë produktet e tyre të freskëta bujqësore, regjistrimi i dytë është për përpunuesit, ku ata do të jenë në gjendje të shfaqin produktet e tyre autentike vendore dhe regjistrimi i tretë është për qendrat e shitjes ku ata do të regjistrojnë gjeo-lokacionet e tyre në pikat e shitjes në vendin tonë, që do t’i bëjë produktet maqedonase më të dukshme për konsumatorët”, tha Cvetan Tripunoski – Ministër i Bujqësisë.



