Skuadra e FC Shkupit do të zhvillojë ndeshjen kthyese të raundit të tretë të Ligës Europa më 9 gusht në Shkup, ndërsa skuadra e Shkëndijës, dy ditë më vonë, do të mirëpret skuadrën e AIK -ut në stadiumin “Todor Proeski”, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ky është vendimi i fundit i UEFA-s për sa i përket termimeve të skuadrave nga Maqedonia në garat evropiane.
Futbollistët e FC Shkupit, në ndeshjen e parë , kundër Shamrok Roversit nga Irlanda, od të zhvillojnë gjatë ditës së enjte në Dublin, ndërsa Shkëndija , në të njëjtën ditë, do të jetë në mysafire e AIK-ut në Stokhollm.
Në rast se Shkupi eliminon kundërshtarin iralndez, do të vazhdojë garat në plej ofin e Ligës Europa, me çka do të sigurojë garat në grupe në Ligën e Konferencës.