BotaLajme

BBC: Britania e gatshme të njohë Palestinën! Fillimi i një paqeje, apo fundi i aleancave?!

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, një vendim që shënon një ndryshim të madh në politikën e jashtme të vendit dhe vjen në një moment kritik për Lindjen e Mesme.

Në deklaratën e tij, Starmer tha se Britania ishte e gatshme të shtynte vendimin nëse Izraeli do të ndërmerrte hapa të prekshëm për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza, të binte dakord për një armëpushim dhe të angazhohej seriozisht për një paqe të qëndrueshme, që përfshin zgjidhjen me dy shtete. Por, refuzimi i menjëhershëm nga ana e Izraelit ka bërë që qeveria britanike të përgatitet për të mbrojtur këtë vendim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator një lëvizje që zyrtarë të lartë britanikë e quajnë “tashmë të pakthyeshme”.

Starmer është i vetëdijshëm se ky hap nuk do të çojë menjëherë në krijimin e një shteti palestinez funksional. Megjithatë, burime diplomatike theksojnë se qëllimi është të fuqizohen zërat moderatë në të dy anët, si në Izrael ashtu edhe në territoret palestineze, duke dhënë një sinjal se paqja është ende e mundur.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk