BotaLajme

Turqia thotë se ka zbuluar rezerva nafte në vlerë të rreth 4 miliardë dollarëve

Turqia ka zbuluar 57 milionë fuçi rezerva nafte me një vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, bëri të ditur ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, raporton Anadolu.

Duke folur në Tryezën Editoriale të Anadolus, Bayraktar iu përgjigj pyetjeve dhe bëri vlerësime në lidhje me zhvillimet e fundit.

Bayraktar shpjegoi se zbulimi i fundit prej 75 miliardë metrash kub gaz natyror në pusin Goktepe-3 në Detin e Zi është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e Turqisë për gaz për 1,5 vjet.

Ai tha se me këtë sasi nevojat e banesave për gaz mund të plotësohen për 4,5 vjet.

“Kjo korrespondon gjithashtu me një vlerë ekonomike aktuale prej 30 miliardë dollarësh. Për më tepër, si rezultat i përpjekjeve tona për kërkimin e naftës, veçanërisht kërkimin e naftës në tokë, në Diyarbakır, Gabar dhe Batman, ne kemi identifikuar rezerva prej 57 milionë fuçish në vende të ndryshme. Vlera ekonomike e kësaj është afërsisht 4 miliardë dollarë”, u shpreh ai.

Bayraktar tha se eksplorimi në tokë vazhdon me zbulime të reja dhe se këto shifra do të rriten deri në fund të vitit.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk