BotaLajme

Takimi i Procesit të Berlinit këtë vit zhvillohet në Londër, në tetor – Kosova konfirmon pjesëmarrjen

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet sivjet në Londër, gjatë muajit tetor.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.

Emisarja e Britanisë, Karen Pierce ka thënë se pret që të takojë përfaqësuesit e Kosovës në takimet në kuadër të këtij samiti.

Pjesëmarrja e Serbisë në këto takime nuk është konfirmuar nga Pierce. Ajo do të zhvillojë një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Paraprakisht, emisarja britanike zhvilloi telefonatë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmon integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian. Ajo u lansua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk