
Serbia eksportoi municione me vlerë totale prej rreth 55.5 milionë eurosh në Izrael në gjysmën e parë të vitit 2025, që është më shumë se gjatë gjithë vitit 2024, kur eksportet arritën një rekord prej 47.9 milionësh, njoftoi të martën Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN), bazuar në një hulumtim të përbashkët me gazetën izraelite Haaretz. Midis blerësve të municioneve është një kompani e fuqishme izraelite që raportuesja e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar palestinez, Francesca Albanese, e ka etiketuar në raportin e saj si një “përfituese nga gjenocidi i vazhdueshëm” në Gaza, zbulojnë BIRN dhe Haaretz.



