
Në Itali, anëtarët e parlamentit nga partia opozitare Lëvizja Pesë Yjet (M5S) morën pjesë në një seancë parlamentare të veshur me ngjyrat e flamurit palestinez.
Të veshur me të kuqe, të zezë, të gjelbër dhe të bardhë, deputetët e M5S u ulën të shpërndarë në mënyrë të tillë që me trupat e tyre formuan flamurin e Palestinës gjatë seancës në Dhomën e Deputetëve – dhoma e ulët e parlamentit italian – duke dërguar një mesazh se flamuri palestinez është kthyer në simbol universal të të gjithë atyre që luftojnë për humanizëm.
Duke folur gjatë seancës, deputeti i M5S Riccardo Ricciardi deklaroi se flamurin e Palestinës nuk e kishin marrë me vete në duar sepse e dinin që do t’ua konfiskonin.
Ai më pas pyeti “ndërsa pothuajse i gjithë bota e njeh shtetin e Palestinës, pse Italia ende nuk e bën?”



