LajmeMaqedoni

Qarkullim i shtuar në pikat kufitare – në Tabanoc pritet deri në 45 minuta

Sezoni veror turistik ka sjellë rritje të frekuencës së automjeteve në hyrje dhe dalje nga shteti, veçanërisht në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë.

Sipas të dhënave nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, në Tabanoc për hyrje në vend pritet nga 30 deri në 45 minuta, ndërsa në Bogorodicë koha e pritjes për dalje është rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare qarkullimi zhvillohet pa vonesa të mëdha, ndërsa rrugët anembanë vendit janë të thata dhe të kalueshme. Shoferët paralajmërohen për mundësinë e shembjes së gurëve në disa segmente rrugore, veçanërisht nëpër gryka dhe zona malore.

LAMM u bën apel qytetarëve të udhëtojnë me durim, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht gjatë periudhave me intensitet të shtuar të lëvizjes.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk