Klubi i madh italian, AC Milan është farë pran transferimit të talentit belg, Charles De Ketelaere.
Mediet italiane të premten raportojnë së ‘Rossonerët’ dhe skuadra belge, Club Brugge janë afër marrëveshjes për Ketelaere.
Në fakt, kampionët e Italisë prej kohësh janë në negociata me skuadrën belge, dhe duke se tashmë marrveshja është afër të arrihet.
“Charles De Ketelaere së shpejti do të bëhet lojtar i ri i Milanit”, shkruajnë mediat italiane.
Siç raportohet, deri tek marrëveshja kanë mbetur edhe disa detaje të vogla, dhe Ketelaere shumë shpejtë pritet të transferohet në ‘San Siro’ për çmimin 32 milionë euro.