BotaLajme

Gati një milion izraelitë protestojnë kundër qeverisë së Netanjahut!

Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar mbrëmë kundër qeverisë së Netanjahut vetëm në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv. Ata kërkuar një marrëveshje urgjente për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupet terroriste në Gaza dhe përfundimin e luftës.

Sipas organizatorëve në tubim morën pjesë rreth 500,000 persona vetëm në Tel Aviv, ndërsa sipas tyre gati një milion qytetarë protestuan gjatë ditës në më shumë se 50 qytete dhe vende të tjera.

Protesta u shoqërua me fjalime emocionuese nga prindërit e disa prej pengjeve që aktualisht mbahen në Gaza.

Deri tani Netanjahu dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë folur për fundin e luftës, por kanë paralajmëruar zgjerimin e saj dhe pushtimin e plotë të Gazës.

Hamasi ka kumtuar se Izraeli po rrezikon jetën e pengjeve.

Kundër këtij aksioni janë shprehur shumë vende, ndër to edhe Gjermania. Por jo edhe aleati kryesor, Amerika.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk