LajmeRajon

Kurti thirrje serbëve të Kosovës për targat RKS

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi në gjuhën serbe iu është drejtuar të gjithë serbë në lidhje me dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që ka të bëjë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës.

Kurti ka thënë se institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike dhe zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkërisht me serbët ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses.

Kurti deklaroi se me këto dy vendime synohet që të mbrohen të drejtat e qytetarëve nga veprimet diskriminuese të shtetit serb.

“Nuk duam që këtë veprim tonin ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Republikës së Kosovës. Obligimi ynë është që të mbrojmë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, u shpreh Kurti.

Nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.

Show More

Related Articles

Back to top button