Ditëve të fundit është raportuar se Xavi ka kërkuar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, që të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Lionel Messit në skuadër.
Kjo së fundmi është pranuar edhe publikisht nga trajneri spanjoll, i cili tha se argjentinasi e meriton edhe një mundësi te katalunasit, transmeton Gazeta Express.
Xavi e pranon se Barcelona ka një plan për rikthimin e Messit, thotë se është edhe dëshirë e tij si trajner
Ditëve të fundit është raportuar se Xavi ka kërkuar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, që të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të Lionel Messit në skuadër.
Kjo së fundmi është pranuar edhe publikisht nga trajneri spanjoll, i cili tha se argjentinasi e meriton edhe një mundësi te katalunasit, transmeton Gazeta Express.
“Do të doja. Mendoj se ai e meriton një mundësi të dytë. Le të shpresojmë”, tha Xavi për “SPORT”.
“Nëse pyetja është, a do të doja që ai të kthehej? Përgjigja është po”, shtoi ai.
Xavi megjithatë deklaroi se nuk kishte asnjë shans që Messi të largohej nga Paris Saint-Germain këtë verë.
“Është një ide për të ardhmen që ka klubi, por jo për këtë sezon”, tha trajneri i Barçës.
Messi me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Pra, pas përfundimit të sezonit të ri 2022/23, Barcelona mund të tentojë rikthimin e tij në “Camp Nou”.
Së fundi edhe presidenti Laporta tha se e dëshiron rikthimin e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” te Barcelona.
“Kjo është një aspiratë që unë e kam si president dhe do të dëshiroja që të ndodh, pasi që kam përgjegjësi të përbashkët për atë fund të cilin unë e konsideroj të përkohshëm. Koha e Messit në Barcelonë nuk erdhi në mënyrën që ne të gjithë do ta dëshironim. Ajo përfundoi e atillë për shkak të kushteve ekonomike dhe ne tani kemi një borxh moral ndaj tij. Në këtë kuptim, ne do të dëshironim që ai ta përfundonte karrierën e tij në fanellën e Barcelonës dhe ta duartrokasim të gjithë kur ai të dal në fushë”, ishte shprehur Joan Laporta. /Gazeta Express/