BotaLajme

Portugalia shpall ditë zie aksidentit pas aksidentit me tramvaj që la të vdekur 15 persona

Portugalia është në shok pasi 15 persona humbën jetën në daljen nga shinat e tramvajit 140-vjeçar Gloria, një atraksion i madh turistik në kryeqytetin Lisbonë.

18 persona të tjerë u dërguan në spital, pesë prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të emergjencës, shkruan BBC.

Shtetas të huaj ishin midis të vrarëve në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 18:05, megjithëse kombësitë nuk mund të konfirmoheshin, thanë autoritetet.

Kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas, bëri një vizitë në spital të mërkurën në mbrëmje, duke e quajtur atë një “moment tragjik për qytetin”.

Qeveria e Portugalisë, e cila do të presë kryetarin e bashkisë në një mbledhje të kabinetit të enjten, ka shpallur një ditë zie kombëtare.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk