Një doganier libanez e kontestoi pohimin paraprak të ambasadës ukrainase në Bejrut se anija siriane Laodikeja, e cila kohën e fundit arriti në Liban, ka transportuar ngarkesë me grurë ukrainase të vjedhur nga Rusia.
Një zyrtar i lartë doganor, i cili deshi të mbetet anonim, deklaroi se dogana e ka kontrolluar ngarkesën dhe se me të “gjithçka ishte në rregull” dhe se dokumentacioni i anijes ishte në rregull.
Në Laodikeja ka ngarkesë prej 5,000 tonëve miell dhe po aq tonë elb, për të cilin ambasada e Ukrainës në Liban tha se ishte vjedhur nga Rusia.
Ambasada pohoi se anija ka arritur në portin Feodosia të Krimesë, paraprakisht këtë muaj dhe më pas kaloi 10 ditë në Detin e Zi me sistemet e gjurmimit të fikur.
Ambasada ruse në Bejrut kumtoi se pohimet e Ukrainës janë “të pabaza”/