LajmeSport

Zyrtare, ky është kapiteni i ri i Arsenalit

Klubi anglez, Arsenal, ka njoftuar se Martin Odegaard do të jetë kapiteni i ri i ekipit të parë.

Odegaard mbërriti te Arsenali në janar të vitit 2021 fillimisht si huazim nga Real Madridi, kurse më pas nënshkroi një marrëveshje të përhershme në gusht të vitit 2021 për një tarifë që mund të prek shifrën e 40 milionë eurove, dhe “Topçinjtë” e konfirmuan sot se lojtari do të bëhet kapiteni i tyre i ri.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Martin Odegaard është emëruar kapiteni i ri i ekipit tonë të parë të meshkujve”, thuhet në një deklaratë.

“23-vjeçari ka bërë një ndikim të madh që kur mbërriti në ‘Emirates Stadium’ nga Real Madridi në janar të vitit 2021, fillimisht në formë huazimi, dhe ka luajtur 60 herë duke shënuar nëntë gola. Odegaard ka përvojë në mbajtjen e shiritit në krah, pasi ka qenë kapiten i Norvegjisë që nga marsi i vitit 2021, me të cilin ka fituar 43 ndeshje. I urojmë Martinit suksese si kapiten”, thuhej më tej në komunikatën e Arsenalit.

Kapiteni i fundit i Arsenalit ishte Pierre-Emerick Aubameyang, të cilit iu hoq shiriti në mes të sezonit të kaluar përpara largimit të tij drejt Barcelonës.

Alexandre Lacazette ishte shpesh lojtari i nominuar nga grupi drejtues i Mikel Artetas për të marrë shiritin në krah, megjithëse ish-kapiteni Granit Xhaka kishte raste kur e drejtonte ekipin si mysafirë.

Show More

Related Articles

Back to top button