Rusia njoftoi të shtunën se po ndalonte 32 zyrtarë dhe gazetarë të Zelandës së Re të hynin në territorin e saj, një masë kjo që është përgjigje ndaj masave të ngjashme të marra nga Wellington kundër Moskës për ofensivën e saj në Ukrainë.
“Midis të sanksionuarve janë kryetari i bashkisë së Wellingtonit, Andreë Foster, kryetari i bashkisë së Auckland, Philip Goff, komandanti i marinës së Zelandës së Re, Garin Golding dhe gazetarët Kate Green dhe Josie Pagani. Vendimi u mor në përgjigje të sanksioneve të qeverisë së Zelandës së Re, të cilat prekin gjithnjë e më shumë qytetarët rusë”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme ruse.
Në prill, Rusia ndaloi kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern dhe një mori politikanësh të hynin në territorin e saj.