BotaLajme

Masakër në Austri/ Serbi vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj më pas vetëvritet

Një burrë me origjinë nga Serbia vrau mbrëmë bashkëshorten, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, pastaj vrau veten në një veturë.

Ky krim ndodhi në lagjen Leopoldstadt, në qendër të Vjenës, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacionit nga Austria, masakra u krye para ndërtesës ku familja jetonte ndërsa policia ishte mobilizuar në të gjithë qytetin për ta kapur autorin, i cili u gjet më pas pa shenje jete.

Trupi i gruas u gjet para apartamentit gjersa në ndërtesë, policia gjeti vajzën (24 vjeçe), që është vajza e çiftit, dhe një djalë (26 vjeç), të dy të plagosur rëndë. Vajza është në gjendje kritike për jetë.

Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan disa të shtëna, raporton nova.rs.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk