Lajme

Bëhen gati anijet me grurë; por asnjë prej tyre nuk është nisur nga portet ukrainase

Ukraina është e gatshme të eksportojë dërgesën e parë të drithërave nga rajoni i Odesës.

Presidenti Zelenski si dhe përfaqësues të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara vizituan së bashku një nga portet kryesore të Ukrainës në Detin e Zi, ndërsa dhe inspektuan anijet që do të transportojnë grurin.

Vizita vjen një javë pas arritjes së marrëveshjes me Rusinë, për krijimin e korridoreve të sigurta për eksportin e drithit.

Ndërkohë punëtorët në port, po vazhdojnë punën në terminalet e eksportimit të grurit, për të bërë të mundur dërgimin e tij sa më parë tek vendet që kanë nevojë më shumë për këtë produkt.

Një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes ende asnjë sasi gruri nuk është nisur nga portet. Por palët po përballen me trysninë e kohës, pasi marrëveshja është e vlefshme vetëm për 120 ditë.

Volodymyr Zelenskiy tha se tashmë po pret një sinjal nga partnerët ndërkombëtarë për të nisur anijet.

Show More

Related Articles

Back to top button