LajmeMaqedoni

Më 16 dhe 17 qershor do të mbahet Forumi i Prespës

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se më 16 dhe 17 qershor nën patronazhin e presidentit të Vendit, Stevo Pendarovski në Ohër do të mbahet “Forumi i Prespës për Dialog’, i cili njëherit përkon me katër vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Forumi i Prespës për Dialog i dyti me radhë që do të mbahet me 16 dhe 17 qershor në Ohër që kërkon edhe me katër vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Në përputhje me sfidat aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë këtë vit konferenca mban titullin “Ndërtimi i së ardhmes të Ballkanit Perëndimorë në arkitekturën moderne europiane të sigurisë”. Sa është e qëndrueshme bota në të cilën jetojmë, a mund të konfirmojmë se arkitektura e sigurisë euro-atlantike e bazuar në strukturat e NATO-s dhe OSBE-së është e gatshme të ruaj paqen ndërkombëtare dhe sa është i gatshëm rajoni t’ju bëj ballë presioneve të sfidave moderne”, tha Osmani, sipas të cilit në fokus do të jenë temat aktuale të projektuara nga prizmi rajonal, forcimi i partneriteteve strategjike, perspektiva dhe integrimi evropian i rajonit.

Përveç Pendarovskit në forum do të marrin pjesë edhe president të tjerë të vendeve të rajonit përfshi Vjosa Osmanin nga Kosova, Millo Gjokaniviqin nga Mali i Zi dhe presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor…

Show More

Related Articles

Back to top button