LajmeSport

Lewandowski: Nuk është Haaland shkaku i largimit tim, Bayerni bëri politikë me mua

Robert Lewandowski ka hedhur poshtë zërat që vijnë nga Bayerni se ai kërkoi largimin pasi mori vesh interesimin e gjigantëve bavarezë për Erling Haaland. Tashmë lojtar i Barcelonës, sulmuesi polak, në një intervistë për ESPN, sqaroi një herë e mirë:

“Largimi im nuk kishte të bënte me Erling Haaland. E vërteta, edhe nëse nuk është mirë për mua, është më e rëndësishme. Nuk dua të flas për atë që ndodhi saktësisht. Por nëse pyetja është nëse vendimi për të lëvizur ishte për shkak të tij, jo. Nuk kisha asnjë problem që nëse ai do t’i bashkohej me Bayernit.

Por disa njerëz nuk më thonë të vërtetën, thonë diçka ndryshe. Dhe për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme të isha i qartë, të qëndroja i vërtetë, dhe ndoshta për disa njerëz ky ishte problemi. Në fund e dija që diçka nuk funksiononte mirë edhe me personin tim dhe ndieja se ndoshta ishte koha për t’u larguar nga Bayerni e për t’u bashkuar me Barcelonën.”

Marrëdhëniet me futbollistët e Bayernit: “Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me shokët e skuadrës, me stafin, me trajnerin, dhe këto janë të gjitha gjërat që do të më mungojnë, sepse kalova një kohë të bukur atje.

Dhe ne ishim miq jo vetëm në fushë. Ky kapitull ka përfunduar dhe unë hap një kapitull të ri në jetën time dhe në karrierën time. Kështu që ndiej se jam në pozicionin e duhur, në vendin e duhur.

Qëndrimi i Bayernit: Gjithçka që ka ndodhur në javët e fundit para se të largohesha nga Bayern Munich, ishte sigurisht politikë. Klubi u përpoq të gjente një argument pse mund të më shisnin në një klub tjetër, sepse më parë ishte e vështirë për t’ua shpjeguar tifozëve. Dhe unë duhej të pranoja që të thuheshin shumë pisllëqe për mua. Në fund, e di që fansat edhe në këtë periudhë më mbështesin shumë”.

Show More

Related Articles

Back to top button