BotaLajme

Sanchez mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Pritet që pas përfundimit të takimit, Rama dhe holomogu spanjoll të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Vizita e Sanchez vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshinë Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

Sanchez është duke zhvilluar një tur ballkanik dhe ndër çështjet që do të jetë në fokus është zgjerimi i Bashkimit Evropian. Ai është takuar në Beograd edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në fund të qershorit, Sanchez vendosi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Show More

Related Articles

Back to top button