BotaLajme

Çavusoglu: Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për ta ulur tensionin në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka ndërhyrë me një telefonatë pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Cavusoglu njoftoi se ka biseduar në telefon me homologët e tij, ministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Fola me homologët e mi serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, shkroi Cavusoglu në Twitter

Kryediplomati turk tha se “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.

“Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin”, thuhet në reagimin e Cavusoglut.

Show More

Related Articles

Back to top button