BotaLajme

Përplasen trenat në Sllovaki, shënohen 20 të plagosur

Dy trena ekspres që po lëviznin në drejtime të kundërt u përplasën ballë për ballë përpara një tuneli hekurudhor në Sllovakinë lindore këtë të hënën, duke plagosur dhjetëra pasagjerë, thanë zyrtarët.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Roznavës pak pas orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, sipas rapotimeve.

Policia sllovake tha se rreth 80 pasagjerë vlerësohet se ishin në bord dhe se 20 veta janë raportuar se janë plagosur.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, ndërsa lëndimet e tjera nuk ishin serioze.

Pamjet nga incidenti treguan pjesën e përparme të njërës lokomotivë të dëmtuar rëndë, ndërsa treni tjetër doli nga shinat.

Autoritetet kanë hapur një hetim për shkakun e aksidentit, ndërkohë dyshohet se mund të  jetë një gabim njerëzor nga drejtytuesit e trenave.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk