BotaLajme

Aksident tragjik në Itali, vdesin dy motrat pas përplasjes nga treni

Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç, Alessia dhe Giulia Pisano, u goditën dhe u vranë nga një tren me shpejtësi të lartë që kalonte nëpër stacionin Riccione (Rimini) rrugës për në Milano.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Nga informacionet e para dy të rejat u panë duke mbërritur në stacion dhe duke u përpjekur që të kalonin nëpër shina.

Hetimet po vijojnë nga policia hekurudhore dhe karabinierët. Babai i të rejave u njoftua, falë zbulimit të një celulari në vendin e aksidentit.

Pas aksidentit, trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht midis Riminit dhe Cattolica-s, në drejtim të Ankonës dhe u organizuan shërbime zëvendësuese për trenat rajonalë me autobusë.

Policia nuk përjashton asnjë hipotezë, nga një kalim i pakujdesshëm, tek një sherr mes të dyjave që përfundoi në shina, tek një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej tyre, dhe me motrën tjetërqë është përpjekur që ta ndalojë.

Show More

Related Articles

Back to top button