LajmeRajon

Osmani dhe Gjukanoviç kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit, nisma që i duhet rajonit

Milo Gjukanoviç viziton sot për herë të parë Kosovën, në të parën vizitë si president i Malit të Zi. Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen e Kosovës, Vjosa Osmani, dy presidentët ndanë qëndrimin se Procesi i Berlinit është nisa që i duhet Ballkanit dhe jo “Open Balkan”.

Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se nuk janë pjesë e iniciativës “Open Balkan”.

“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha ai.

“Në vend që të kemi nevojë që të krijojmë iniciativa të reja, t’i shfrytëzojmë potencialet e iniciativave që janë”, tha ai.\Top Channel\

Show More

Related Articles

Back to top button