“Unë jam nga Sërmova e jo nga Sërbinovo”, mbanë titullin nisma e peticionit i cili ka për qëllim kthimin e emrit të këtij fshati ashtu siç e ka pasur nga lashtësia, e jo siç është shkruar në dokumente zyrtare nga gjysma e shekullit të kaluar e këndej me iniciativë të sistemit të atëhershëm. Iniciativa rrjedh nga i biri i Ismail Mehmedit – Komandant Fishekut, Betim Mehmedi nga fshati Sërmnovë. Ai kishte zgjedhur këtë peticion ta nis periudhën kur në vendlindje ndodhen edhe bashkatdhetarët tanë dhe në ditën kur shoqëria kulturore arstistiek “Lulet e Malësisë” ka organizuar në Sërmnovë 25 vjetorin e themelimit.
“Ka dy vite që hulumtojë nëpër institucione shtetërore, zyra e regjistra mbi emrat e toponimeve. Nga gjysma e shekullit të kaluar, vetëm në gjuhën maqedonase emri i fshatit është shtrembëruar nga pushteti i atëhershëm. Ka qenë edhe në gjuhën maqedonase Sërmnovo dhe aty për aty bëhet Sërbinovo. Sërbinovo neve na shkruan në të gjitha dokumentet e identifikimit dhe Sërbinovo gjendet edhe në Google Mpas që për ne është ofendim. Emrin Sërbinovo, unë e përkthej si ‘Sërbi e Re’. Nuk besoj që të jetë bërë pa prapavijë dhe nuk e shoh të arsyeshme që me procedur ligjore të ndërrohet emri pasi nuk është ndryshuar me procedur ligjore gjatë asaj kohe. Por, për fat të keq do të duhet të ndjekim edhe procedurat ligjore”, deklaron Betim Mhemedi, nismëtar i peticionit.
Hapi i parë është peticioni, i cili do vijojë edhe në formën online, thotë Mehmedi. Pas mbylljes së të njejtit, Këshilli nismëtar i peticionit, do ti drejtohet Këshillit të Komunës së Gostivarit që i njejti të votojë kthimin e emrit origjinal të fshatit, gjegjësisht Sërmova të jetë Sërmovë edhe kur shqiptohet maqedonisht e ashtu të shkruhet edhe në dokumentet zyrtare.
“Hapi i parë është peticioni me prezencë apo online dhe pastaj me këtë peticioni do t’i drejtohemi Këshillit komunal të Gostivarit dhe do kërkojmë nisma jonë me argumentet tona të vendoset në rend dite dhe të votohet. Nëse nuk arrijmë suksese atje, ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë dhe nuk do të ndalemi”, deklaron më tej Mehmedi.
Këshilli nismëtar i peticionit, thonë se emri Sërmnovë është shumë i lashtë dhe autokton, prandaj nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit të tyre. Ndryshe, peticionin mund ta mbështes çdo individ pavarësisht a është nga fshati Sërmnovë apo nga ndonjë vendbanim tjetër.