India ka konfirmuar vdekjen e parë të shkaktuar nga Lija e Majmunit në shtetin jugor të Keralas.
Një 22-vjeçar, i cili së fundmi kishte udhëtuar drejt shtetit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vdekur të shtunën.
Ministri i Shëndetësisë në Kerala, Veena George tha se burri fillimisht kishte rezultuar pozitiv për virusin jashtë vendit, shkruan BBC.
Mostrat e testuara pas vdekjes së tij gjithashtu zbuluan virusin, tha ajo të hënën.