Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë mbledhur në një takim, raporton Gazeta Express.
Siç njofton Presidenca, takimi u zhvillua “më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend”.
“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë”, njoftoi Presidenca.
“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Presidenca thotë se “do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjikë”.