Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re detare, në të cilën përcaktohen edhe kufijtë detarë të Rusisë, ndër to edhe ato në Arktik dhe në Detin e Zi.
“Ne do të sigurojmë mbrojtjen e tyre me forcë dhe me të gjitha mjetet,” tha shefi i Kremlinit në një paradë me anije lufte në Shën Petersburg me rastin e “Ditës së Forcave Detare”.
Në doktrinën e re thuhet se synimi i SHBA-së për dominimin e oqeaneve të botës është një “sfidë për sigurinë kombëtare të Rusisë”.
Dokumenti, të cilin Putin e nënshkroi solemnisht, parashikon gjithashtu zgjerimin e infrastrukturës ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë në Detin e Zi. Sipas doktrinës është planifikuar edhe ndërtimi i luftanijeve dhe i aeroplanmbajtësve modernë.
Marina ruse së shpejti do të marrë raketa hipersonike.