
Një anije pasagjerësh që transportonte 267 persona është përplasur me një ishull shkëmbor në jugperëndim të Koresë së Jugut sot, raportoi “Korea JoongAng Daily”, transmeton Anadolu.
Sipas zyrtarëve, anija, e cila po transportonte 267 persona, është përplasur me një ishull shkëmbor pranë ishullit Jindo të mërkurën vonë, duke bërë që autoritetet e Rojës Bregdetare të nisin menjëherë një operacion shpëtimi.
Mjeti lundrues, që po shkonte drejt qytetit jugor Mokpo, ishte nisur nga ishulli Jeju në orën 16:40 të së mërkurës me kohën lokale.
Ende nuk ka informacione për viktima.



