BotaLajme

Pelosi në Tajvan? Zyrtarja amerikane ‘trazon’ ujrat me vizitën në Azi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë tajvaneze dhe një zyrtari amerikan, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës ndaj një vizite të një niveli kaq të lartë zyrtari amerikan. Ndalesa – që do të ishte e para për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vite – nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tashmë në një pikë të ulët. Por një zyrtare tajvaneze ka thënë se Pelosi pritet të qëndrojë në Tajvan gjatë natës. por Është e paqartë se kur saktësisht Pelosi do të zbresë në Taipei. Zyrtari amerikan tha se Departamenti i Mbrojtjes po punon gjatë gjithë kohës për të monitoruar çdo lëvizje të autoriteteteve nga Kina në rajon dhe për të zhvilluar një plan për ta mbajtur atë të sigurt. Çështja e Tajvanit, një ishull vetëqeverisës që Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj, mbetet një nga më të diskutueshmet. Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping e diskutuan gjatë në një telefonatë dy orë e 17 minuta të enjten, ndërsa tensionet u rritën midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Show More

Related Articles

Back to top button