Cristiano Ronaldo ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga Manchester United. Ylli portugez është duke kërkuar kalimin te një klub që luan në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende nuk e ka gjetur një të tillë.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari i AS, Manu Sainz, Atletico Madridi dhe Napoli janë skuadrat e vetme të interesuara për 37-vjeçarin. Edhe pse presidenti i Los Cholchoneros ka mohuar thashethemet, është Diego Simeone që po shtynë për transferimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë.