
Zyra e Prokurorit Publik Evropian njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër ish-shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogerini, dhe dy personave të tjerë, për mashtrim në prokurime dhe për korrupsion, si dhe për konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Atë u arrestuan të martën si pjesë e një hetimi të BE-së për mashtrim, por u liruan më vonë derisa hetimet të vazhdojnë, tha prokuroria duke shtuar se nuk ka rrezik që ata të ikin. Prokuroria i përshkroi dy të dyshuarit e tjerë, njërin si punonjës të lartë të College of Europe në Bruzh dhe tjetrin si zyrtar të lartë të Komisionit Evropian. Sipas mediave ndërkombëtare njëri nga të ndaluarit ishte diplomati i lartë i BE-së, Stefano Sannino.
Ata u arrestuan pas bastisjeve në shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel, në College of Europe – një universitet elitar në Bruzh që arsimon shumë zyrtarë të BE-së – si dhe në shtëpitë e të dyshuarve. Mogerini ka qenë përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe drejtore e shërbimit diplomatik nga 2014 deri në 2019. Ajo u bë rektore e College of Europe në vitin 2020.



